Partizani nis stërvitjen, testohet Nikola Celebic

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Partizani vijon me ritme të larta përgatitjet. Seanca e dytë në program gjatë ditës së djeshme është zhvilluar në orën 18:00, si zakonisht në kompleksin e Pezës, “Internacional Tirana”. Me grupin është bashkuar edhe lojtari më i ri i kuq, Gerhard Progni, i cili është prezantuar me skuadrën.

Progni është përgatitur individualisht, teksa iu është nënshtruar testeve fizike, ndërsa grupi ka vijuar programin e plotë stërvitor në drejtimin e trajnerit Starova. Në stërvitjen e radhës ka qenë prezent edhe Nikola Celebic.

Mbrojtësi me kombësi boshnjake, përgjatë këtyre ditëve do të vëzhgohet nga stafi teknik. Dita e enjte do ta shohë skuadrën sërisht në fushë, me dy seancat e radhës në program, paradite ora 09:00 dhe pasdite ora 18:00.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.