Partizani, një i ftuar special në ndeshjen ndaj Kukësit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ekipi i Partizanit vazhdon të afrohet gjithmonë e më shumë me ekipin e Veronës. Përballja e Javës së 4-rt Partizani – Kukësi në program ditën e shtunë datë 19 Shtator do të rezervojë në tribunën Vip të stadiumit “Qemal Stafa” edhe prezencën e presidentit të Hellas Verona Maurizio Setti. Kreu i klubit Veronez, skuadër e cila po konkuron me mjaft sukses në Serin A, do të jetë i ftuar special i Presidentit të Partizanit Gazment Demi për të ndjekur live supersfidën e Javës së 4-rt të Kategorisë Superiore.

Presidenti i Veronës
Presidenti i Veronës Maurizio Setti
Qëllimi i vizites në Tiranë i Presidentit të Veronës Setti, do të jetë edhe në kuadër të bashkëpunimit të dy klubeve në të gjitha aspektet sportive, ku përfshihen ekipi i parë , ekipet zinxhir dhe shkëmbimi i eksperiencave në menaxhimin e Akademisë së futbollit. Përgjatë qëndrimit të tij 2 ditor në Tiranë Presidenti i Hellas Verona Setti do të jetë i shoqëruar edhe nga dy bashkëpunëtorët e tij sportiv të klubit veronez Mantovani dhe Dervishi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.