Partizani mundet 3-1, por shpresa vdes fundit(video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Part1-660x330Partizani e nis me humbje aventurën europiane në Europa League, duke pësuar rezultatin 3-1 nga norvegjezët e Stromsgodset. Të kuqtë arritën të shënonin vetëm një herë me anë të Fazlliut, i cili shkurtoi diferencën në 2-1 duke i dhënë shpresë tifozëve. Pa u shuar akoma entuziazmi i golit të shënuar, “Demat” pësojnë golin e tretë (3-1) i cili vulos edhe fatin e ndeshjes.

11201898_410578815803187_1780045005910443833_n

Komplikohet në këtë mënyrë ecuria e Partizanit në Europa League dhe tani në ndeshjen e kthimit duhet një fitore me një diferencë minimale prej 2 golash. Avantazhi i vetëm për Partizanin është fakti që ka shënuar në transfertë dhe kjo e favorizon për ndeshjen e kthimit pasi me një rezultat 2-0 do të kalonin në turin tjetër.

Situata ka qenë disi e tensionuar prej disa ditësh te Partizani që pas publikimit të lajmit se dy nga lojtarët kryesorë Nexhipi dhe Mazrekaj do e nisnin takimin nga stoli. Mbetet për t’u parë nëqoftëse ky mund të përbëjë një problem për “të kuqtë” në kuadër të ndeshjes së kthimit.

Goli i pare

Stromsgodset – Partizani 3-1

Vilsvik 21′,72′ Ogunjimi 66 ; Fazliu 68′

Formacionet :

Stromsgodset: Pettersen, Vilsvik, Madsen,Hoibraaten, Hanin, Adjei-Boateng, Abu, Fossum, Storflor, Ogunjimi ((Kovaç 84′) Wikheim (Kastrati 79).

Trajner: Bjorn Peter Ingebretsen

Partizani:Hoxha (Xhika 30′), Kalari, Bicaj, Vrapi, Ibrahimi, Trashi, Batha, Vila, Fejzullahu, Plaku (Fazlliu 60′), Racic.

Trajner: Genc Tomorri

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.