Partizani ofertë xhevahirit të Luftëtarit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Kristal Abazaj është një ndër lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës, por Luftëtari nuk heq dorë kollaj nga shërbimet e sulmuesit anësor, që ka edhe dy vite kontratë me bluzinjtë.

Ofertat nuk mungojnë dhe për të tashmë ka edhe një çmim që Partizani është gati ta paguajë në dy këste, sikurse shkruan gazeta “Sport Ekspres”.

80 mijë euro do Luftëtari, ndërkohë që të kuqtë janë gati t’i lënë edhe 10-15% të vlerës së kartonit. Lojtari i Shpresave dëshiron të lëvizë, por gjithçka është në dorën e presidentit Tavo.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.