Partizani/ Operacioni “Fshesa” por Moxhi vazhdon….

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Gaz Demi mori komandën vetë dhe vendosi të largojë Mark Julianon, trajnerin më simpatik që i kishte ardhur nga Italia, për ta zëvendësuar me të besuarin e tij, Sulejman Starovën.

Një lëvizje e pritshme, duke parë situatën aktuale në klub, ku eksperimentet nuk lejohen më. U provua deri më tani dhe nuk u arrit askund.

Juliano iku, por me valixhe në duar janë edhe disa lojtarë. Ndonjëri prej tyre edhe mund të shpëtojë dhe e ka shansin të bindë tani. Çani varet nga rikuperimi i tij, Adorjan nëse rigjen shkëlqimin që pati në hapje të kampionatit ndaj Laçit mund të qëndrojë, ndërsa të tjerët i kanë të pakta mundësitë e qëndrimit.

Por ajo që habit është fakti se drejtorët Moxhi e Preiti mbeten në klub, thua se gjithë këta lojtarë ranë nga qielli…

Lista e lojtarëve që rrezikojnë
Andrea Selvaxhio, Xhovani La Kamera, Kristjan Adorjan, Romeo Shahinas, Milan Basrak, Edgrar Çani, Erik Herrera, Uarlej Alvesh, Mustafa Enok Xhixhiua

Moxhi, Demi dhe Brace në tribunën e “Selman Stermasit”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.