Partizani/ Organika e fryrë prish harmoninë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja/ Partizani luajti të enjten një ndeshje miqësore me skuadrën e dytë, ku fitoi 5-1, por ajo që ra në sy kishte të bënte me konkurrencën e fortë mes lojtarëve për një vend në formacion.

Në momente të caktuara ka pasur edhe ndonjë tejkalim të luftës sportive dhe pak nervozizëm mes lojtarëve në fushë, siç ishte rasti i mbrojtësit Ibrahimi, i projektuar titullar nga trajneri Iuliano, dhe afrikanit Xhixhua.

Të kuqtë kanë afruar shumë lojtarë gjatë verës dhe ka shumë konkurrencë për çdo pozicion në fushë, ndaj dhe është nornale që të ketë edhe situata të tilla, që trajneri italian i ka ndjeur me qetësi dhe nuk ka ndërhyrë. Kuptohet, egoja sportive e lojtarëve i bën
Sulmuesi Edgar Çani nuk luajti në miqësoren e fundit dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen premierë me Laçin, për shkak të formës fizike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU