Partizani për fondet: Abuzim! FSHF nuk ka paguar, e ndjekim ligjërisht

0
SHPËRNDAJE

Klubi i Partizanit ka dalë sot me një reagim zyrtar për çështjen e fondeve të UEFA-s destinuar akademive të klubeve të Kategorisë Superiore. Ekipi kryeqytetas është shprehur hapur kundër sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Ilir shulku, i cili në një prononcim për “Panorama Sport” tha se këto para i kishin kaluar në një mënyrë apo tjetër klubeve. Partizani nuk ka ngurruar të aludojë për shpërndarje preferenciale të fondeve, ndërsa ka premtuar se do ta ndjekë ligjërisht çështjen.partizani-reagim-470x329

Reagimi i Partizanit

Klubi i Partizanit shpreh shqetësim për Fondin e Solidaritetit, të cilin UEFA ka akorduar ndër vite, për Akademitë. Pas denoncimit në gazetën “Panorama Sport”, klubi ka hulumtuar, si në Raportet Financiare të UEFA-s për çdo vit, ashtu edhe në bilancet e klubit, sa i përket transfertave të mundshme me llogarinë e klubit tonë. Si rrjedhojë arritëm në konkluzionin se:

– Në ndryshim nga reagimi i sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, konfirmojmë se nuk kemi marrë asnjë pagesë prej institucionit të futbollit.

– Shprehim shqetësim, se si është e mundur që disa klube preferenciale pranë FSHF-së konfirmojnë se i kanë marrë këto para, ndërsa me dhjetëra të tjerë nuk kane marrë asnjë qindarkë, përfshirë edhe ne.

– Pas studimit të stafit ligjor mbi këtë çështje, sqarojmë se Fondi i Solidaritetit të UEFA-s për akademitë, nuk mund të ketë ndryshim destinacioni. Pra, duhet të shkojnë vetëm për të ndihmuar fëmijët dhe asnjë formë tjetër pagese nga FSHF, për qëllime të tjera, nuk ka lidhje me këtë fond.

Kërkojmë në mënyrë urgjente transparencë për paratë e destinuara për ekipet e moshave të Partizanit. Duke falënderuar UEFA-n për ndihmën që synon t’u japë akademive të futbollit, i kërkojmë FSHF-se të shlyejë detyrimet, ose të sqarojë se kujt i kanë shkuar ato para. Askush nuk mund të abuzojë me fondet që u kanë takuar me meritë fëmijëve të akademisë së Partizanit ndër vite. Në mungesë të transparencës, do e ndjekim çështjen ligjërisht, duke vënë në dijeni edhe UEFA-n.

/Panorama.com.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.