Partizani përmbys Tiranën, derbi i kryeqytetit mbetet i kuq

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Partizani ka fituar derbin numër 149 ndaj Tiranës. Të kuqtë triumfuan 2-1 në stadiumin “Selman Stërmasi” në duelin që ngriti siparin e javës së 31-të të Kategorisë Superiore.

Bardheblutë e nisën më mirë takimin dhe kaluan përpara me sulmuesin Ifeanyi Edeh kur kronometri shënonte 14 minuta dhe mundi ta administronte avantazhin deri pak para pushimit mes pjesëve.

Në minutën e 45-të mesfushori Idriz Batha shndërroi në gol një penallti të fituar po vetë pas një pengimi në zonë nga mbrojtësi Albi Doka.

Edhe gjysma e dytë luhet me të njëjtin ritëm dhe rastet nuk mungojnë sa në njërën portë edhe në tjetrën, por në fund buzëqeshin sërish të kuqtë. Një krosim i saktë e mbrojtësit Arbnor Fejzullahu nga e djathta gjen të lirë në zonë zëvendësuesin Xhevahir Sukaj, i cili katër minuta para fundit të kohës së rregullt mposht me kokë portierin Ilion Lika.

Deri në fund nuk ka kohë për të reaguar dhe Tirana detyrohet të dalë duarbosh edhe pse bëri një nga ndeshjet më të mira të sezonit. Disfata e lë ekipin e trajnerit Mirel Josa në vendin e gjashtë me 32 pikë, por në rrezik për t’u kaluar nga Teuta dhe Flamurtari që të dielën ndeshen mes tyre.

Në krahun tjetër, Partizani merr sërish i vetëm kryesimin e renditjes me 65 pikë dhe e kalon presionin te Kukësi që nesër pret Laçin, dhe te Skënderbeu që të dielën i bën vizitë Luftëtarit në Gjirokastër. /minuta90.com/

Tirana-Partizani 1-2

Golat: Edeh 14’ / Batha (pen) 45’, Sukaj 86’

Tirana (4-3-3): I. Lika, Doka, Teqja (Cake 60’), Turtulli, Hoxhallari, Karabeci, Acquah, Daja, Taku (Kërçiku 80’), Ndockyt (Nkounkou 68’), Edeh Tr: Mirel Josa

Partizani (4-3-3): Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Malota, Kalari (Mazrekaj 19’), Batha, Ramadani, Trashi, Vila (Cetkoviç 54’), Torassa (Sukaj 73’), Ekuban Tr: Sulejman Starova

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Ridiger Çokaj, Dojando Myftari

Kartonë të verdhë: Daja 28’ / Ekuban 69’, Krasniqi 71’, Mazrekaj 76’, Batha 90’

Kartonë të kuq: Bakaj 87’ / Ibrahimi 88’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.