Partizani, premio 50 mijë euro për kualifikimin

0
SHPËRNDAJE

partizaniVetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja e kthimit te Europa League midis Partizanit dhe norvegjezëve të Stromsgodset. Përveç tifozëve që priten të skuqin sot plotësisht stadiumin “Qemal Stafa”, bëhet e ditur se në mbledhjen e sotme të klubit të orës 10:00 është caktuar të vihet edhe një premio e majme në rast kualifikimi, në mënyrë që t’i jepet edhe një shtysë më tepër lojtarëve të Partizanit për të arritur te përmbysja e shumëdëshiruar. Mësohet se shifra është 50 mijë euro dhe i është komunikuar skuadrës.

Partizani prezanton blerjen e re, Sebino Plaku.
Partizani prezanton blerjen e re, Sebino Plaku.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.