Partizani prova “teknike” me Pelister

0
SHPËRNDAJE

Miqësoret/

Pelister-Partizani 0-1
Shënues: Daja 55′

Partizani: A. Hoxha, E. Vrapi, R.Kalari, L. Ibrahimi ,A. Fejzullahu , I.Batha, L.Trashi A.Tafili M.Mazrekaj, J.Bardhi, J. Vatnikaj. Trajner: Sulejman Starova. (U aktivizuan: Bylykbashi, Daja)

Partizani ka zhvilluar një tjetër miqësore në Strugë me ekipin e Pelister, të cilën e ka fituar me rezultatin e ngushtë 0-1, ku golin e fitore e shënoi mesfushori Asion Daja. Kjo ishte edhe ndeshja e fundit e të kuqve në Maqedoni, atje ku po zhvillojnë fazën përgatitore. Trajneri Starova ka lënë pushik disa nga titullarët kryesorë, duke mos dashur t’i ngarkojë më shumë ata.
image
Ndeshja ka qënë mjaft e luftuar sportivisht, teksa ekipet zhvilluan një ndeshje shumë të mirë. Pjesa e parë përfundoi në barazim të bardhë 0-0, ku rastet nuk munguan por pavarësisht kësaj gjëje rrjetat mbetën të paprekura. Të kuqtë ishin pak më superiorë dhe treguan një nivel mjaft të kënaqshëm. Teksa pjesa e parë përfundoi në barazim, në fraksionin e dytë të ndeshjes trajneri Starova e fillon me dy zëvëndësime. “Bobi” hedh në fushë Bylykbashin e Dajën, dhe menjëherë merr frytin nga këto zëvëndësime.

Foto nga ndeshja
Foto nga ndeshja

Do të ishte pikërisht Asion Daja ai që do të shënonte golin e vetëm të këtij takimi. Pavarësisht rezultatit të ngushtë, ekipi i Partizanit do të ishte më superior se kundërshtarët, duke krijuar edhe të tjera raste për shënim, por pa mundur të gjejnë sërisht rrugën e rrjetës. Të kuqtë e mbyllin kështu në mënyrën më të mirë fazën përgatitore të zhvilluar në tokën maqedonase, teksa në datën 5 ata do të kthehen në Shqipëri. Partizani tashmë duket më gati se kurrë për të nisur sezonin e ri, ku si synim ka vetëm titullin kampion.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.