Partizani, regjim “kazerme” para derbit

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Skuadra e Partizanit ka vijuar sot me seancën e radhës stërvitore në ambjentet e “Qendres së Ekipeve Kombëtare“ në Kamëz. Në orën 14:30 ekipi në drejtimin e trajnerit Andrea Agostineli ka kryer programin e specifikuar ku të gjithë lojtarët kanë shfaqur një formë të kënaqshme fizike. Trajneri italian i të kuqve e ka patur të gjithë grupin e lojtarëve të gatshëm. Partizani kërkon që në derbi të vazhdojë serinë e rezultateve pa humbje, ndaj edhe është duke u përgatitur në mënyrën më të mirë. Në përfundim të seancës ekipi i është drejtuar rezidencës hotel “Vila Park” ku vijon të qëndrojë i grumbulluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.