Partizani, rikthehen Trashi dhe Ekuban

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Partizani do të ketë dy rikthime me shpresë për të harruar atë humbje në Gjirokastër dhe për të marrë një fitore ndaj Vllaznisë.

Humbja e pësuar në Gjirokastër ka bërë që trajneri Starova të bëjë shumë ndryshime në formacion për ndeshjen e radhës me Vllazninë.

Arsyet janë të shumta, ndërsa njëra është të shkundë ekipin për t’i treguar që nuk ka titullarë të padiskutueshëm.

Atanda është i pezulluar dhe mungon, ndërkohë që e ka pësuar Krasniqi, që në qendër i ka lënë krahun Ibrahimit. Partner i tij do të jetë Malota, ndërsa nga krahët luajnë Fejzullahi-Kalari.

Ramadani në mesfushë ritakohet me stolin, teksa ka ndryshim edhe në modul. Në qendër luajnë Vila e Batha, kurse në krahë Torasa e Trashi i rikthyer nga pezullimi.

Komandën e sulmit e ka marrë Ekubanin, i cili do të ketë ndihmën e Cetkoviç.

Formacioni i mundshëm: Fejzullahi, Ibrahimi, Malota, Kalari, Torasa, Vila, Batha, Trashi, Cetkoviç, Ekuban.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.