Partizani, rikthehet Fazliu por në dyshim Bylykbashi

0
SHPËRNDAJE

Astrit Fazliu
Astrit Fazliu

Superiorja/ Lajme të mira për trajnerin e Partizanit, Sulejman Starova, përpara ndeshjes delikate me Vllazninë. “Bobi” do të ketë në dispozicion edhe sulmuesin Astrit Fazliu, i cili ka lënë pas dëmtimin e pësuar. Fazliu është stërvitur me grupin e lojtarëve gjë që tregon se ai tashmë është riaftësuar plotësisht. Këtë gjë e pohon edhe vetë sulmuesi në një prononcim për “Minuta90.com”: Tashmë e kam lënë pas dëmtimin dhe jam bashkuar në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës. Deri në ditën e ndeshjes do të jem në 100% të kondicionit tim fizik. Ndihem mirë dhe nuk kam më asnjë shqetësim”,- u shpreh Fazliu.

Dorian Bylykbashi
Dorian Bylykbashi

Por duket se një tjetër lojtar është ne dyshim për sfidën e javës së tretë. Bëhet fjalë për fantazistin Dorian Bylykbashi, i cili duket se nuk do të jetë gati për ndeshjen ndaj Vllaznisë. Elbasanasi ka ndjerë shqetësime në kofshën e tij të djathtë, dhe ende nuk dijet nëse do të udhëtoje me skuadren drejt shkodrës apo jo. Stafi teknik do t’a ndajë këtë gjë ditën kur trajneri Starova të zgjedhë edhe 18 lojtarët që do të marrë në ekip ditën e ndeshjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.