Partizani sheh dritë në fund të tynelit. Mposhten kampionët e Kukësit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Partizani i ka dhënë fund serisë pa fitore ndaj Kukësit, të cilin nuk e mundte që nga prilli i vitit 2016. Të kuqtë kanë përmbysur sot kampionët në fuqi në fushën e tyre, duke i marrë tri pikët që i nevojiten për moral e ndoshta për të filluar kthesën e sezonit të nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ndeshja ka qenë e luftuar dhe rrezikoi që të rihapte plagët e vjetra me një vendim shumë të dyshimtë të gjyqtarit Koçi. Por fillimisht Bardhi e pastaj Progni përmbysën gjithçka për të kuqtë të cilët ditën të administronin avantazhin në pjesën e dytë të takimit.

Humbja rrezikon seriozisht pozitat e trajnerit Milinkoviç i cili brenda pak javësh ka humbur të gjithë “shkëlqimin” dhe sigurinë që kishte se do të luftonte për titullin kampion.

Kukësi – Partizani  1-2
Guri 9′ (11-m) / Bardhi 21′, Progni 45′ 

Kukësi: Frashëri, Idrizi, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Musolli (46′ Shtubina), Krkotiç, Kale, Ethemi (46′ Alijev), Imami (80′ Hoxha), Guri.
Trajner: M.Milinkoviç.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota, Atanda, Kalari (43′ Krasniqi), Trashi, Vila, Kotobelli, Adorjan (69′ Asani), Bardhi (89′ Sukaj), Progni.
Trajner: S.Starova.

Gjyqtarë: A.Koçi, R.Çokaj, D.Rexha

Kartonë të verdhë: Malota 9′, Bardhi 54′, Alla 65′, Shameti 82′

Kukesi – Partizani 1-2

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU