Partizani, shpërthejnë sulmuesit ndaj Tërbunit

0
SHPËRNDAJE

Tjetër test i kaluar me sukses për Partizanin e Starovës, që ka mposhtur 4-2 Tërbunin në miqësoren e sapopërfunduar në Pezë. Përtej rezultatit që nuk është edhe aq i rëndësishëm, bie në sy fakti që kanë shpërthyer në gola sulmuesit. Megjithëse nuk janë aktivizuar Raçiç e Plaku, ata që kanë vendosur ndeshjen ishin italiani i sapoardhur Morini, i riu Vatnikaj dhe si përfundim, Fazlliu me Sukajn (11 metërsh). është vënë re se Starova ka shkartisuar edhe një herë elementët në skuadër, duke provuar natyrisht mënyra të ndryshme loje.
shperthPër t’u veçuar ka qenë edhe aktivizimi i një portieri të huaj, që për momentin dihet vetëm se mbiemrin e ka Najjar. Duket se drejtuesit e kuq po mendojnë sesi të përballojnë sa më mirë një mungesë të mundshme të Alban Hoxhës në startin e sezonit, si pasojë e atij dëmtimi të pësuar ndaj Stromsgodset. Sidoqotë, brenda pak minutash pas fillimit e pjesës së dytë, Partizani pësoi dy herë, me Manukën e Malindin. U deshën një realizim i Fazlliut dhe një penallti e fituar po prej kosovarit (e kthyer në gol nga Sukaj), për të kthyer të kuqtë në avantazh. Ndërsa për Tërbunin në këtë miqësore të tretë, për t’u dalluar ishte loja e mirë, përtej humbjes.

Partizani – Tërbuni 4-2
Golat: Morini 10′, Vatnikaj 47′, Fazlliu 79′, Sukaj 90′ / Manuka 50′, Malindi 55′

Formacioni i Partizanit
D.Xhika, Fejzullahi, Krasniqi, Nikoliç, Kalari; Bardhi, Batha, Tafili, Trashi; E.Morini, Xh.Sukaj
U aktivizuan: Najjar, Bici, Vatnikaj, Daja, Fazlliu, Hasa

S'KA KOMENTE

Comments are closed.