Partizani, shqetëson sërish Sukaj

0
SHPËRNDAJE

IMG_0932Ndryshe nga dita e martë ekipi ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në stadiumin “Qemal Stafa” në orën 17:00. Traineri Agostineli dhe stafi kanë zgjedhur të zhvendosin përgatitjet në ambjentet e stadiumit, kjo edhe si rezultat i temperaturave të larta që po shoqërojnë ditët e fundit. Grupi i plotë ka aplikuar një seancë të ngjeshur tekniko taktike, ku nuk ka munguar edhe një mini ndeshje . Gjendja e lojtarëve shfaqet optimale me përjashtim të Sukajt ,i cili po kalon një shqetësim të vogël , por që gjithsesi nuk do ta pengojë golashënuesin e kuq për të qenë titullar në fushë në përballjen e së hënës ndaj Kukësit.

/Partizani.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.