Partizani/ Shumë mungesa në përballjen ndaj Kamzës

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Partizani luan nesër me Kamzën dhe nuk është një ndeshje aspak e lehtë. Skuadra e Ndreut është nga ato që nuk pëson, ndërsa të kuqtë marrëdhënien me golin nuk e kanë pasur mirë këtë sezon.

Trajneri Mark Juliano pritet të bëjë disa ndryshime në ekip për këtë ndeshjet, pasi mungesat janë të shumta, plot gjashtë.

Sikurse dihet Fejzullahi është në proces rikuperimi, ashtu si sulmuesit Edgar Çani dhe Xhevahir Sukaj. Për të mos mjaftuar këto probleme kanë edhe Kristian Adorjan dhe Erik Herrera, që nuk do të jenë në dispozicion të stafit teknik.

Gjithashtu edhe Gerhard Progni duhet të pushojë këtë javë, pasi kartoni i verdhë i marrë ndaj Flamurtarit ishte i katërti dhe tashmë duhet të shlyejë pezullimin.

Partizani

S'KA KOMENTE

Comments are closed.