Partizani s’ka ndërmend të ndalet në merkato

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Duket se dështimi i Partizanit në Europa League e ka bërë presidentin Demi që të mendojë edhe njëher tjetër për merkaton. Pas katër afrimeve të Bicit, Plaku, Kalarit dhe Tafilit, duket se ekipi i kuq do të rikthehet sërisht në merkato për t’u fuqizuar akoma më shumë dhe për të qënë gati për fillimin e sezonit të ri. Mësohet se në ekip mund të afrohen edhe 3 lojtarë të tjerë, për të bërë kështu një Partizan sa më konkurues, por në fillim pritet që të zgjidhet përfundimisht puna e trajnerit.
image
Kjo gjë mbetet ende pezull, pasi pas humbjes ndaj Stromgodset trajneri Starova u shpreh se jepte dorëheqjen nga posti i trajnerit, pasi ishte thjesht për emergjencë dhe të merrte sërisht rolin e drejtorit teknik, por gjithashtu u përfol edhe se Starova ishte shkarkuar nga roli i tij tek Partizani. Pritet që kjo gjë të marrë zgjidhje ditët në vijim, e më pas të vijohet edhe me afrimin e lojtarëve të rinj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.