Partizani – Slovan Bratislava, flasin trajnerët

0
SHPËRNDAJE

trajneri i slovanitPas ndeshjes Partizani – Slovan Bratislava, trajnerët e të dyja ekipeve kanë folur për gazetarët e pranishëm, duke dhënë deklaratat e mëposhtme:

Niki Papavasilou: “Ndeshjet e para të sezonit janë gjithmonë të vështirë. Kemi nisur përgatitjet vetëm para tre javësh, dhe forma e lojtarëve nuk është më e mira. Javën e ardhshëm do të jemi në një gjendje më të mirë”.

“Sot konfirmuam se Partizani ka lojtarë që janë të rrezikshëm. Krijuan disa raste gjatë ndeshjes, por nuk arritëm të realizonim. Barazimi 0 – 0 në fushë kundërshtare nuk është rezultat i keq. Tani duhet të përqëndrohemi te ndeshja e kthimit. Jam i sigurtë se do të jetë një ndeshje ndryshe”.

Klevis Dalipi: “Është e rëndësishme që nuk humbëm. Ne e dinim që Slovani ka një ekip shumë të fortë. Jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës sime.U dhashë një mundësi lojtarëve të rinj, të cilët nuk më zhgënjyen. Patëm disa shanse, por për fat të keq nuk na eci. Në Sllovaki do të përpiqemi të përsëritim ndeshjen e sotme, duke shpresuar që të mjaftojë për të kaluar në turin e ardhshëm”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.