Partizani/ Starova e nis me humbje

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Nuk ka dritë në fund të tunelit për skuadrën e Partizanit. Trajneri Sulejman Starova e ka nisur me humbje aventurën e re me skuadrën e kuqe duke u mundur 1-0 nga Laçi në transfertë.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte mjaft e qetë, teksa rastet mungojnë në të dyja portat. Malota ishte më pranë golit pas një tentative me kokë, ndërkohë që vendasit u përgjigjen me Rexhinaldon.

Në fillimin e pjesës së dytë vendasit realizojnë golin e avantazhit pas një veprimi të bukur në zonë të Uzunit, i cili jep asist për Rexhinaldon. Sulmuesi brazilian e ka të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë. Partizani nuk arrin që të dalë për asnjë moment në lojën e saj, teksa as Bardhi dhe Sukaj nuk mundën që të ndryshonin rezultatin e ndeshjes.

Laçi ngjitet në kuotën e 14 pikëve në vendin e katërt, ndërkohë që Partizani mbetet në vendin e 5 me 11 pikë.

LACI-PARTIZANI 1-0

MINUTE PAS MINUTE

83′ Trashi kroson në zonë për Prognin, i cili provon me kokë, por portieri Selmani pret me qetësi

82′ Uzuni provon me një goditje të fortë me të majtën, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit

81′ Starova rrezikon duke hedhur në fushën e lojës edhe Sukajn, i cili ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi. Ai zë vendin e Kalarit

70′ Rexhinaldo përfiton nga një gabim i Kalarit në mesfushë, teksa tenton me një goditje të fortë nga distanca që ndalet nga portieri Hoxha

68′ Partizani nuk po shfaq asnjë sinjal reagimi edhe pse është në disavantazh që nga fillimi i pjesës së dytë. Vendasit ndërkohë luajnë më mirë, dhe po administrojnë lojën me qetësi

60′ Trashi kroson në zonë, por Atanda nuk arrin që të godasë në mënyrën e duhur

56′ Partizani vendos të ndryshojë diçka, teksa Starova hedh në fushë Bardhin në vend të La Kamera-s

46′ GOOL Ka nisur me gol pjesa e dytë për vendasit. Uzuni me një veprim të bukur në zonë, nxjerr të në një pozicion të favorshëm Rexhinaldon, i cili e ka të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë

46′ Starton fraksioni i dytë i ndeshjes me asnjë zëvendësim te të dyja skuadrat

45′ Mbyllet pjesa e parë me pak raste për shënim për të dyja skuadrat, teksa janë parë shumë duele në mesfushë

37′ Partizani pranë një autogoli. Eskerda kroson në zonë pas një goditje dënimit, topi devijohet nga Kalari, dhe më pas shkon në duart e portierit Hoxha

27′ Gjoni i shkëputet mjaft mirë mbulimit të mbrojtjes së Partizanit, provon me kokë, por tentativa e tij është qendrore

24′ Nika pason në zonë për Rexhinaldon, i cili provon me një goditje fluturimthi, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit

21′ Eskerda kërcënon me një goditje me kokë brenda zonës së Partizanit, por portieri Hoxha pret me qetësi tentativën e tij

13′ Partizani është shumë pranë golit me Malotën, i cili godet me kokë brenda zonës, por portieri Selmani grushton topin në goditje nga këndi

10′ Laçi shfaqet rrezikshëm në portën e Partizanit me Uzunin, por tentativa e tij është shumë e gabuar

4′ Ndeshja ka nisur me shumë ritëm për të dyja skuadrat, teksa Rexhinaldo dhe Asani kanë kërkuar nga një 11-metërsh pas pengimeve në zonat kundërshtare

1′ Fillon ndeshja

Laçi-Partizani

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala, Nika (Xhixha 92′), Bardhi (Lushkja 54′), Jonuzi, Uzuni, Eskerda (Kallaku 93′), Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota, Atanda, Kalari, La Kamera (Bardhi 56′), Vila, Batha, Asani (Fili 73′), Trashi, Progni. Trajner: Sulejman Starova

Kartonë të verdhë: Rexhinaldo 19′, Shala 32′ Jonuzi 49′ Nika92’/ Batha 49′ Kalari 75′ Atanda 84′ Bardhi 87′

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Nertil Bregasi, Klodian Shahini

S'KA KOMENTE

Comments are closed.