Partizani/ Starova pranë dorëheqjes. Ja lojtarët që sugjerova për ekipin

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Sulejman Starova është gjithmonë e më kritik në lidhje me atë çfarë është bërë te Partizani për skuadrën e këtij sezoni, që ka zhgënjyer totalisht në katër javët e para. Ai i qëndron deklaratës së tij se përgjegjësi direkte ka drejtori Luçiano Moxhi, pavarësisht respektit që ka për të.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Starova thotë se do të paraqesë dorëheqjen: “Nuk qëndroj në ekip sa për të firmosur në bordero. Nuk kam ambicie për t’u bërë trajner”, – shprehet “Bobi”.

Starova dhe presidenti Demi

Po ashtu, Starova sqaron se në merkaton e verës sugjeroi emra të tillë si Taku, Bregu dhe Abazaj për përforcimin e Partizanit. Por asnjëri prej tyre nuk erdhi te te kuqtë. Në ekip erdhën kryesisht lojtarë nga jashtë dhe që deri më tani kanë rezultuar pa vlera.

Partizani qëndron në fundin e tabelës së renditjes me 2 pikë. Për stafin teknik, me në krye trajnerin Iuliano, ka edhe një shans, që do të thotë fitore e padiskutueshme me Teutën mesjavën e ardhshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU