Partizani/ Sukaj dhe Vila rikthehen titullarë ndaj Teutës

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Në asnjë ndeshje të deritanishme Partizani nuk ka luajtur me të njëjtin formacion. Ndryshime nga dëmtimet dhe penalizimet, por edhe lëvizje të stafit teknik për të gjetur golin dhe fitoren e parë, që ende nuk kanë ardhur.

Për javën e 5-të të kampionatit, trajneri Iliano ka menduar të bëjë të tjera lëvizje. Ai do të hedhë në fushë nga minuta e parë ndaj Teutës në Durrës Vilën në mesfushë dhe Sukajn në majë të sulmit. Që nga ndeshja me Laçin shkodrani nuk luante titullar, ashtu si dhe durrsaku.

Partizani – Lushnja

Progni do të luajë sërish si mbrojtës i djathtë. Prapavija plotësohet me Atandën, Malotën dhe Kotobellin, ndërsa Batha dhe La Kamera janë të palëvizshëm në mesfushë. Trashi do të jetë në ndihmë të Sukajt, ndërsa lojtari tjetër i repartit të avancuar do të jetë njëri mes Adorjanit dhe Herrerës.

Mark Juliano,trajneri i Partizanit

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU