Partizani, sulmi tremb mbrojtjet rivale

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Gjërat duket se po shkojnë mirë tek Partizani, të paktën deri në këto momente gjatë fazës përgatitore dhe veçanërisht tek sulmi i të kuqve. “Bomberat” e kuq kanë shënuar rregullisht ne çdo miqësore duke treguar edhe njëherë se do të jenë mjaft të rrezikshëm për mbrojtjet kundërshtare. Raçiç, Fazliu, Sukaj, por edhe sulmuesi më i fundit i afruar Morini kanë gjetur rrugën e rrjetës shum herë në këto ndeshje, me përjashtim të sulmuesit Plaku i cili vazhdon të jetë i dëmtuar. Duket se drejtuesit e Partizanit kanë bërë një merkato të kujdesshme në këtë repart, teksa kanë shtuar konkurencën e cila mungonte në sezonin e kaluar. Dihet që ku ka konkurencë ka edhe cilësi, dhe pikërisht këtë gjë ka bërë edhe stafi i të kuqve që tashmë ka në skuadër një sulm që nuk di të ndalet përpara asgjëje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.