Partizani sulmon sërish FSHF-në: Titullin do ta fitojmë edhe me garën e njëanshme që federata po organizon kundër nesh

0
SHPËRNDAJE

Pas gjykimit skandaloz në përballjen Vllaznia-Partizani, cka ndikoi direkt në rezultatin teknik të ndeshjes, vjen dhe reagimi i klubi të kuq, të cilët kanë publikuar një komunikatë të ashpër kundër federatës, të cilën keni mundësi ta lexoni më poshtë:

“F.K. Partizani duke parë me vëmendje dhe qetësi edhe një herë tjetër ndeshjen Vllaznia – Partizani dhe rastet që vendosën rezultatin e saj, i bën thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit të bëj detyrën që i cakton statuti: Organizimin e ndershëm të garës së Kategorisë Superiore dhe jo të ndikojë drejtpësëdrejti në rezultatin e saj…

Pak ditë më parë, shtypi i shkruar ka botuar me fakte, skuadrat më të favorizuara dhe më të penalizuara nga arbitrimi dhe aty dukej qartë në cilën anë qëndron F.K. Partizani. Përvec kësaj, të gjithë keni mundësinë të ndiqni rastet e ndeshjes së luajtur në “Loro Boriçi”, të cilat, shumica prej mediave “harruan” ti pasqyronin në emisionet sportive, ndoshta edhe për faktin se ato nuk janë raste “të diskutueshme”, por të pakundërshtueshme, që ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin teknik të një ndeshje futbolli.

Nëse Federata Shqiptare e Futbollit e përdor në këtë mënyrë Komisionin Tekniko-Gjykues, në mënyrë që Presidenti i F.K. Partizanit të bëhet si ndonjë prej homolëgëve të tij, dhe që ti bëj fresk institucionit të futbollit vend e pa vend, nga mëngjesi në mbrëmje, e ka shumë gabim…. Ne duam të fitojmë titullin dhe çdo ndeshje, duke luftuar në fushë, qoftë edhe kundër të gjithëve, por në një garë të ndershme, jo me allish-verishe të turpshme, me lloqe pazari, apo me përulje deri në neveri ndaj atij institucioni që në fund të fundit paguhet nga Ne vetë, “familja e futbollit” thjesht për të bërë një garë të ndershme. Kjo nuk është një deklaratë e bërë në të nxehtë, pas një rezultati në fushë që nuk na shkon për shtat, JO. Kjo është një deklaratë, sepse shikojmë përsëri e përsëri që….:

– Na mohohen dy penallti flagrante në zonë, në SYTË e 3 arbitrave njëkohësisht (kryesor, i linjës, anësor), madje njëra prej tyre (ndaj Torrasës) meriton edhe kartonin e kuq…. dhe rezultati ISHTE 1-1. Nëse ju duhet shembulli, shikoni ku ka qënë topi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, kur Berisha goditi me kokë kundërshtarin dhe u akordua 11-metërsh dhe karton i kuq…

– Arbitrat që akordojnë me të drejtë penallti në favor të Partizanit “zhduken” nga qarkullimi, gjoja për tu “shplodhur” për ndeshje të tjera, duke i dhënë të kuptojnë xhaketave të zeza që është sakrilegj ti japësh Partizanit atë që i takon.

– Komisioni i Disiplinës vazhdon të marr vendime me gjobë për Përsëritësit e akteve të dënueshme të tifozerisë në stadiume, ndryshe nga rasti i Partizanit që u dënua me 5 ndeshje pa tiofozë në pjesën më të rëndësishme të garës…

Të nderuar zotërinj, jemi shumë të vëmendshëm për çdo gjë që ndodh në futbollin tonë, madje mbështesim edhe deklaratat e presidentëve të tjerë të cilët kërkojnë DREJTËSI. Nëse FSHF e ka vendosur në zyrat e veta, kush duhet të fitojë, kush duhet të bjerë, kush jep më shumë vota e kush jep më pak, e ka shumë gabim.

F.K. Partizani është një familje e madhe, e bashkuar, me një tifozeri që ndodhet në çdo cep të Shqipërisë dhe në në diasporë, prandaj meriton Respekt dhe Drejtësi. Gaboheni rëndë nëse mendoni se mund të lëkundemi në mendimin dhe dinjitetin tonë…

P.M.T.P”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU