Partizani tenton ish mesfushorin e Liverpulit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Partizani ka nënshkruar para pak ditësh me mesfushorin Xhovani La Kamera, ndërkohë që tanimë pritet të tjera afrime të rëndësishme dhe të të presin goditjet e Luçiano Moxhit.

Nga Italia kanë dalë në skenë disa emra, teksa së fundmi nga “Tuttosport” raportohet se nga Novara do ta transferojë mesfushorin Krizstjan Adorjan, 24-vjeçarin që më parë ka qenë pjesë e skuadrës ë Liverpulit.

Hungarezi ka luajtur edhe në Holandë me Groningenin, duke zbritur 19 herë në fushën e blertë dhe shënuar tre gola. Sezonin e fundit me Novarën ka realizuar dy në 25 takime.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU