Partizani tenton të mbajë Agustin Torasën sa për Europë

0
SHPËRNDAJE

Torasa

Partizani/ E ardhmja e Agustin Torasës mbetet ende e paqartë. Sulmuesi argjentinas sipas të gjitha gjasave pritet të largohet nga Partizani pas 1 sezoni e gjysmë me fanellën e kuqe, ku ka qenë edhe një ndër lojtarër më të dalluar.

Por, pas mbylljes së sezonit ai u nis menjëherë drejt Argjentinës për të kaluar pushimet pranë familjes, ndaj dhe të gjithë nxituan ta quajnë të mbyllur aventurën e tij te të kuqtë. Megjithatë, duket se drejtuesit e Partianit kanë plane të tjera për sulmuesin argjentinas.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, Partizani do të kërkojë ta mbajë Torasën të paktën edhe për disa muaj. Plani është që sulmuesi shtatshkurtër të jetë pjesë e të kuqve edhe për ndeshjet e Ligës së Europës në këtë edicion dhe më pas të merret vendimi nëse do të bashkëpunojnë në sezonin e ardhshëm apo jo.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.