Partizani thyen Teutën, për fitoren mjafton goli i Ekuban

0
SHPËRNDAJE

15134750_582188831975517_2703626653850757827_nNë një atmosferë aspak entuziazmuese, pasi luhej në stadiumin bosh, me Partizanin që vuan dënimin me dyer të mbyllura, “të kuqtë” kanë mposhtur sot Teutën me rezultatin 1-0, ku kanë arritur të rikthehen te fitorja pas 3 barazimesh duke mposhtur në javën e 12 të Kategorisë Superiore në “Elbasan Arena” durrsakët e trajnerit Gugash Magani

Vendosi Caleb Ekuban, i zakonshmi i sulmit të kuq, i cili në minutën e 50-të gjeti golin vendimtar.

Ishte një ndeshje e ngadaltë, pa emocione të mëdha, por që Partizani e kontrolloi dhe e drejtoi me qetësi. Skuadra e trajnerit Starova nuk fitonte prej javësh, ndaj prioritet ishin pikët dhe ato erdhën, por loja nuk ishte e bukur dhe me siguri në derbi do të duhet një Partizan tjetër.

Takimi nis i qetë dhe deri në të 7-tën nuk ka ndonjë rast të rrezikshëm. Në këtë minutë, Ekuban nga e djathta pason për mesfushorin Trashi në qendër të zonës, por gjuajtja e këtij të fundit del jashtë ngjitur me shtyllën.

As Teuta nuk qëndron prapa dhe në të 16-tën, Ribaj tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por Hoxha kontrollon pa problem topin.

Vjen minuta e 25-të dhe Atanda godet me kokë rrezikshëm një top të ardhur nga goditja e këndit, por topi shkon jashtë afër me shtyllën.

Minutat e mbetura kalojnë të qeta dhe deri 8 minuta para fundit të pjesës së parë, nuk ka ndonjë rast për t’u shënuar, teksa mungojnë rastet për shënim.

Në të 37-tën, Malota tenton një goditje të rrezikshme me kokë, por portieri Moçka grushton gjuajtjen qëndrore duke larguar rrezikun.

Pjesa e parë mbyllet këtu, ndërsa e dyta nis me Partizanin që kryen dy zëvëndësime të mënjëhershme, ku largohet Kalari dhe në fushë futet Bardhi, poashtu largohet Ibrahimi, dhe në fushë është Azubel.

Sapo nis pjesa e dytë, Partizani kalon në avantazh me anë të Ekuban, teksa sulmuesi shfrytëzoi më së miri një top të pasuar nga Azubel me kokë dhe me një goditje të lehtë diagonal brenda zonës, kaloi portierin Moçka. 1-0.

Edhe pas shënimit të golit, Partizani mbetet në sulm. Minuta e 57-të dhe të kuqtë i shkojnë pranë golit të dytë falë një gabimi të portierit Moçka, por Azubel nuk e shfrytëzoi dot si duhet mundësinë që iu dha.

Trajneri Magani i Teutës largon nga loja sulmuesin Ribaj, për sulmuesin tjetër, Eri Lamçja, ç’ka bën që forca sulmuese të rritet.

Në të 66-tën, Bangal tenton me një goditje nga distanca, por topi shkon jashtë shumë lart mbi traun e portës.

Deri në fund, minutat kalojnë të qeta, pa raste të mira, për asnjërat nga ekipet. Kështu, Partizani del shumë i kënaqur nga ky takim, ndërsa Teuta jo, pasi pretendonte të paktën një pikë nga kjo sfidë.

Pas këtij takimi, Partizani ngjitet në vendin e 3-të me 23 pikë të grumbulluara, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 8 me vetëm 8 pikë.

Javën e ardhshme, Partizani luan derbin e madh ndaj Tiranës, ndërsa Teuta pret në shtëpi Flamurtarin. /minuta90.com/

Partizani-Teuta 1-0

Goli: Ekuban 50’

Partizani: Hoxha, Ibrahimi (Bardhi 46’), Malota, Atanda, Kalari (Azubel 46’), Batha (Vatnikaj 69’), Ramadani, Trashi, Vila, Torassa, Ekuban (në dispozicion: Xhika, Ismailaj, Fili, Jaupaj) Tr: Sulejman Starova

Teuta: Moçka, Rashica, Shehi, Hila, Kotobelli, Gripshi, Dita (Shkalla 49’), Çmajçanin (Beqja 76’), Musta, Ribaj (Lamçja 60’), Bangal (në dispozicion: Shala, E. Hoxha, Borshi, Shkreta) Tr: Gugash Magani

Gjyqtarë: Emirjon Sino, Ilir Tartaraj, Orgest Grabova, Adrian Beqiri

Kartonë të verdhë: Shkalla 90’+3

S'KA KOMENTE

Comments are closed.