Partizani-Tirana, ja kush përfiton nga derbi

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Derbi Partizani – Tirana këtë rradhë nuk luhet vetëm për prestigjin e të dyja skuadrave në fushën e lojës dhe për historinë e tyre. Derbi i së premtes luhet edhe për skuadra të tjera që mund të përfitojnë nga fitorja e Tiranës apo e Partizanit. Kjo përballje klasike e futbollit shqiptar e cila konsiderohet si derbi më i zjarrtë mes dy skuadrave në Shqipëri. Partizani i vendit të dytë luan ndaj Tiranës së vendit të tretë ku padyshim fitorja këtu vlen më shumë se i gjithë sezoni, ndaj dhe kërkesa e tifozëve dihet kush është. Partizani mbetet i pamposhtur në 7 derbet e fundit ku ka marrë 3 barazime dhe 4 fitore, ndërkohë Tirana nuk e shijon fitoren pikërisht prej 7 ndeshjesh. Por siç e theksuam edhe më lartë këtë rradhë janë edhe të tjera skuadra që përfitojnë nga kjo përballje.

Partizani dhke festuarKush përfiton nga fitorja e Partizanit:
Padyshim që një fitore e të kuqve ekipi i parë që përfiton është vetë Partizani që do të vazhdonte të mbetej në ndjekje të Skënderbeut. Gjitashtu ekipi i Agostinellit mund të shpresojë në një ndalesë të korçarëve në transfertën e vështirë të Laçit. Ekipet e tjera që përfitojnë janë pikërisht Teuta dhe Kukësi që mbajnë respektivisht vendin e 3-të dhe të 4-ët. Të dyja skuadrat janë rivale të skuadrës së Tiranës për vendin e tretë. Më parë dy skuadrat duhet të fitojnë përballjet e tyre delikate ku Teuta do të presë Bylisin në Durrës, ndërsa Kukësi do të udhëtojë në transfertën e vështirë ku do të përballet me Vllazninë.

Tirana - Kukësi
Tirana – Kukësi

Kush përfiton nga fitorja e Tiranës:
Ajo që përfiton Tirana është pikërisht thyerja e tabusë prej 7 ndeshjesh pa fitore ndaj Partizanit. Jo vetëm kjo, por në rast fitoreje skuadra që drejtohet nga Ilir Daja do të konsolidonte pozitat në vendin e tretë, por gjithashtu do të afrohej edhe me vendin e dytë që mbahet pikërisht nga të kuqtë. Ndërkohë ekipi tjetër që mund të përfitojë nga fitorja e bardhebluve është Skënderbeu. Korçarët shpresojnë që ndjekësit e tyre të ndalen dhe të fillojnë shkëputjen në krye të renditjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.