Partizani-Tirana, klubet njoftojnë tifozëritë për biletat në derbi

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas replikave nga të dyja skuadrat pë çështjen e biletave në derbin Partizani-Tirana, ditën e sotme të dy klubet kanë njoftuar tifozëritë se tashmë ka filluar shitja e tyre. Përmes postimeve në “Facebook” të dyja kampet kanë njoftuar tifozët të nxitojnë për të siguruar biletën e tyre për shkak të fluksit të madh.

Ultras Guerrils
Ultras Guerrils

Njoftimi i bërë nga klubi i Partizanit:
“NJOFTIM”
“Klubi ju vë në dijeni se sot ka nisur shitja e biletave për takimin derbi Partizani – Tirana, i vlefshëm për javën e 24 të Kategorisë Superiore. Biletat do të mund ti siguroni në sportelin që ndodhet pranë stadiumit “Qemal Stafa”.Ju kujtojmë se kjo pikë do të jetë në funksion të tifozerisë nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes deri ditën e premte që përkon edhe me zhvillimin e takimit.”

Tirona Fanatics

Ja njoftimi i nxjerrë nga klubi i Tiranës:
“Ka nisur sot shitja e biletave per ndeshjen e te premtes mes Partizanit dhe Tiranes. Biletaria prane stadiumit “Qemal Stafa” do te qendroj e hapur nga ora 09:00 deri ne oren 20:00. Kjo do te jete e vetmja pike shitje per biletat e kesaj ndeshje. Tifozeria bardheblu do te vendoset ne sektoret A, D1, C dhe do te kete ne dispozicion 5400 bileta. Biletat ne tribunen A do te kushtojne 2500 leke, 2000 leke dhe 1500 leke (te reja). Biletat ne tribunen C dhe D1 do te kushtojne 600 leke (te reja). Tirona Fanatics do te vendosen ne tribunen C. Ne diten e pare te shitjes se biletave kerkesa prane biletarise ka qene e madhe per te tre sektoret. Klubi fton tifozet te mos mungojne ne stadium dhe te pajisen me bilete per te mos rrezikuar ne diten e ndeshjes fluksin e madh te kerkeses.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.