Partizani/ Trajneri italian sjell edhe 3 përforcime për të kuqtë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja/ Ish-mbrojtësi i Juventusit është përzgjedhur nga Lucciano Moggi për këtë detyrë, teksa synimi i tij padyshim do të jetë titulli kampion.

Iuliano dhe Dossena kanë mbërritur me disa surpriza në Shqipëri. Mësohet se bashkë me trajnerin dhe ndihmësin e tij kanë udhëtuar edhe tre futbollistë, si përforcime të të kuqve për merkaton e verës: Shahinas, La Camera dhe Salvaggio, shkruan Super Sport.

Romeo Shahinas, 21 vjec, është mesfushor shqiptar, i formuar në akademinë e Romës dhe te të rinjtë e Latinas. Sezonin e fundit është aktkvizuar në formë huazimi te Racing Roma. Një lojtar i ri i talentuar, që mund t’i japë tjetër frymëmarrje mesfushës së Partizanit.

Giovanni La Camera sjell eksperiencën e tij për repartin e ndërmjetëm të të kuqve. 33-vjecari ka luajtur me skuadra të ndryshme në futbollin italian, deri në Serinë B, ndërsa sezonin e fundit ka veshur fanellën e Lupa Roma.

Lojtari i tretë, Andrea Salvaggio, është mbrojtës krahu dhe pritet t’i japë më shumë siguri prapavijës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.