Partizani tregon “dhëmbët”, fiton trofeun “Egnatia”(video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

egnatia cup

 

Partizani ka qenë ekipi që ka fituar në triangolaren e zhvilluar midis Demave të kuq, Teutës dhe italianëve të Frosinones. Ekipi i drejtuar nga Starova ka fituar takimin e parë me Teutën pas goditjeve të 11-metërshave pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. Takimi tjetër i luajtur midis Teutës dhe Frosinones u mbyll gjithashtu me shifrat 0-0 por ishin italianët ata që arritën të triumfonin falë fitores 4-5 pas goditjes së penalltive.

egnatia

Ka qenë një paraqitje shumë pozitive e Partizanit sidomos në ndeshjen kundër Frosinones, e cila kujtojmë këtë vit do të luajë në Serie A. Ka qenë Raçiç ai që ka menduar për të vendosur takimin me golin e shënuar në minutën e 24-t nga goditja e dënimit. Sulmuesi i Partizanit ka shënuar një supergol i cili është edhe i vetmi gol i të tre sfidave të zhvilluara, duke qenë se dy të tjerat u mbyllën pa gola. Teuta dhe Frosinone e mbyllën triangolaren me nga 2 pikë secila ndërsa Partizani me plot 5 pikë pas fitores kundër italianëve. Ekipi i Starovës e nis me trofe sezonin dhe shpreson që të jetë një ogur i mirë edhe për sezonin e ri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.