Partizani u rikthehet përgatitjeve, Hoxha merr ftesën e Kombëtares

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Partizanit ka lënë pas atë barazim dramatik ndaj Skënderbeut teksa ditën e sotme është kthyer në stërvitje. Grupi i lojtarëve ka zhvilluar seancën e parë pas takimit ndaj Skënderbeut sot në orën 14:30 dhe nën urdhërat e trajnerit Andrea Agostineli kanë qenë të gjithë lojtarët me përjashtim të Mazrekaj, i cili vijon fazën e rikuperimit në palestër. Stafi teknik ka aplikuar sot një seancë të karakterit fizik.

Partizani në stërvitje
Partizani në stërvitje

Drejt përmirësimit konsiderohet nga stafi mjekësor gjendja e sulmuesit Sukaj që sot është stërvitur normalisht me grupin. Stërvitje të diferencuar shkrydhëse kanë zhvilluar dy mesfushorët Trashi dhe Batha, por që për të dy lojtarët aktivizimi ndaj Teutës nuk vihet në dyshim. Mungesë e sigurtë për trasfetën e “Niko Dovanës” konfirmohet ajo e sulmuesit Raçiç që plotësoj 3 numrin e kartonëve të verdhë dhe Ibrahimi që vuan ndëshkimin nga disiplina. Pëgatitjet do të vijojnë të enjten me seancën e radhës në program në orën 14:30.

Alban Hoxha
Alban Hoxha

Ndërkohë portieri i të kuqve, Alban Hoxha do të jetë pjesë e ekipit tonë përfaqësues për dy takimet e radhës miqësore ndaj Austrisë dhe Luksemburgut. Kapiteni i të kuqve është një prej 25 lojtarëve që trajneri i kombëtares Xhanni De Biazi ka seleksionuar për dy testet miqësore në program më 26 dhe 29 Mars.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.