Partizani U19 fiton Kupën e Shqipërisë për herë të dytë radhazi

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Sërish Partizani. Për të dytin rradhazi Të Kuqtë bëjnë të tyrin trofeun e Kupës së Shqipërisë për 19-vjecarët. Nëse një vit më parë finalja luhej në Qemal Stafa dhe kundërshtar ishte Tirana, këtë herë Partizani mposhti në finalen e madhe të këtij kompeticioni me rezultatin 1-0 Flamurtarin në Elbasan Arena.

Për ti dhënë fitoren skuadrës së Ylli Shehut mjaftoi një gol i kapitenit Mario Bajramaj. Sfida nisi më mirë për Partizanin. Në minutën e 6-t, një krosim i numërit 8 të Partizanit Qori për pak sa nuk befasoi portierin e Flamurtarit Qirko, i cili e largoi topin me vështirësi. Në të 26-tën përsëri Qori që këtë herë tentoi me një goditje standarte por topi kaloi ngjitur me shtyllën. Në të 30-tën u shfaq rrezikshëm edhe Flamurtari, Jurgen Gjoni lëshoi një silur nga goditja standarte por me Dajsinanin të mundur ishte shtylla që shpëtoi Partizanin. Në momentin më të mirë të vlonjatëve ishin kryeqytetasit ata që befasuan.

Në të 33-tën, Partizani kaloi në avantazh me një gol shumë të bukur të kapitenit Marjo Bajramaj. Harkim perfekt i Prodanit i cili gjeti të lirë në zonën e Flamurtarit, Bajramajn që me një prekje klasi mposhti portierin Qirko. Gol kopertinë ky edhe për Superioren. Në minutat e mbetura të pjesës së parë Partizani krijoi edhe dy shanse të tjera për gol me Haxhiun dhe Prodanin. Pjesa e dytë nisi me një rast të Vatnikajt i cili provoi nga një pozicion i prirët por reagoi shumë mirë portieri Qirko. Në të 54-tën u kundëpërgjigj Flamurtari por kuqezinjtë humbën një rast të pabesueshëm, me sulmuesin Dalanaj që gaboi me portën e boshatisur. Në të 67-tën Dajsinani bëri heroin duke evituar golin e Flamurtarin pas një goditjeje standarte. Pavarsisht përpjekjeve të të dyja skuadrave deri në fund shifrat nuk ndryshuan më me Partizani që fitoi për të dytin vit rradhazi Kupën e Shqipërisë për 19-vjecarët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.