Partizani vazhdon stërvitjen anti – Teuta, 2 lajme gëzojnë Starovën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skuadra e Partizanit ka zhvilluar seancën e parë stërvitore ditën e sotme në kuadër të ndeshjen kundër Teutës. Nën drejtimin e Sulejman Starovës grupi i lojtarëve ka qenë i plotë, gjë e cila e gëzon pa masë trajnerin e të kuqve.

Ndërkohë, me grupin është stërvitur edhe mesfushori Marko Cektoviç i cili shfaqi disa probleme në ndeshjen e fituar ndaj Vllaznisë. Nga stafi mjekësor garantohet se lojtari nuk ka asnjë shqetësim muskular dhe është i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Një lajm tjetër i mirë është edhe rikthimi i Sodiq Atandës. Mbrojtësi ka shlyer pezillimin për shkak kartonësh, dhe tashmë rikthehet të jetë i gatshëm për ndeshjet e kampionatin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.