Partizani vijon përgatitjet anti-Vllazni

0
SHPËRNDAJE
loading...

Superiorja / Organikës së Partizanit i rikthehen Trashi dhe Torassa. Ramadani e Kalari  do jenë mungesat e radhës.
Skuadra e Partizanit ka rinisur sot përgatitjet pas pushimit 2 ditor . Në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë, ekipi ka vijuar seancën e programuar në orën 14:00.

Kontigjenti i lojtarëve ka qenë i plotë me përjashtim të Filit , i cili është si pasoj e një kontrakture muskulare është lënë sot pushim nga stafi mjekësor. Atmosfera në skuadër është mjaft pozitive dhe skuadra ka kryer me impenjim maksimal programin e përcaktuar nga stafi teknik. Për përballjen ndaj Vllaznisë rikthehen në dispozicion të trainerit Starova Trashi dhe Torassa të cilë kanë shlyer pezullimin, ndërsa Ramadani e Kalari të skualifikuar me kartonë humbasin përballjen me kuqblutë.

Të mërkurën skuadra do ti nënshtrohet sy seancave përgatitore , paradite ushtrime fizike në palestër dhe pasdite në kompleksin ” Internacional Tirana” në Pezë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.