Partizani vijon përgatitjet për Bylisin, Agostinelli me grup të plotë

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Skuadra e Partizanit vijuar sot me përgatitjet për takimin e rradhës në kampionat ndaj Bylis, ndeshje e vlefshme për Javën e 34 të Kategorisë Superiore. Seanca e radhës është zhvilluar në ambjentet e “Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz në orën 15:00. Trajneri Agostineli ka aplikuar programin e radhës duke patur në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve.

Për takimin e së dielës tekniku italian gëzon kontigjentin e plotë të skuadrës pasi asnjë lojtar nuk është i pezulluar me kartonë. Stërvitje të diferencuar ka zhvilluar Fazliu i cili ka një problem muskular.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.