Partizani vijon përgatitjet për Vllazninë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Skuadra e Partizanit ka vijuar ditën e sotme përgatitjet në kuadër të takimit ndaj Vllaznisë i vlefshëm për Javën e 30 të Kategorisë Superiore. Në orën 18:00 skuadra në drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli ka kryer përgatitjet në stadiumin “Qemal Stafa”. Grupi i lojtarëve ka qenëmë i plotë pasi sot me ekipin është bashkuar edhe sulmuesi Stevan Raçiç, i cili ka zhvilluar stërvitje të diferencuar. Ndërkohë pjesa tjetër e lojtarëve ka aplikuar normalisht seancën e programuar stërvitore duke shfaqur një gjendje të kënaqshme fizike.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.