Partizani, vjen momenti i sulmuesit Xhevahir Sukaj

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Partizanit ka zhvilluar seancën e radhës për takimin ndaj Korabit, kundërshtar, që do ta ketë përballë të shtunën, me objektivin e vetëm për t’i marrë fitoren. Në stërvitjen e djeshme, trajneri Sulejman Starova ka lënë të kuptohet se cili do të jetë edhe formacioni që do të hedhë në fushë nga minuta e parë me dibranët, ku bie në sy rikthimi i sulmuesit Xhevahir Sukaj, i cili dje ishte në krah të sulmuesit Caleb Ekuban në vijën e parë të sulmit.

Shkodrani ka fituar formën optimale dhe do të jetë një forcë më shumë në repartin e avancuar.

Përveç kësaj, lojtarët e Partizanit kanë ngrohur xhepat para ndeshjes me Korabin. Sipas “Sport Ekspres” të kuqtë kanë marrë premion e premtuar nga drejtuesit e tyre në rast se fitonin derbin dhe merrnin një rezultat pozitiv ndaj Kukësit.

Shifra e marrë prej tyre nuk është shumë e madhe, por ka ngrohur jo pak atmosferën në klub. Futbollistët e Partizanit kanë marrë 350 euro për kokë që i është shpërndarë nga klubi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU