Partizani – Vllaznia 3-0/ Të kuqtë me krahë, i bëjnë presion Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Partizani – Vllaznia 3-0

Shënues: Sukaj 60′ 90′, Fili 87′

Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Bicaj, Krasniqi, Veliu, Filipe, Batha, Trashi, Vila, Torassa, Sukaj. Trajner: Andrea Agostinelli

Vllaznia: Dragojevid, Pjeshka, Marku, Vrapi, Hakaj, Tafili, Rudovic, Kapaklija, Vecaj, Shtubina, Kalaja. Trajner: Armando Cungu


 

Superiorja/Nuk ka surpriza, Partizani mposht Vllazninë 3-0 dhe tashmë i bën presion Skënderbeut në krye të renditjes. Të kuqtë kanë dominuar totalisht ndeshjen në mbrëmjen e sotme, teksa nuk e vunë aspak në dyshim fitoren që i rikthen më fort se kurrë në garë për titullin kampion. Tani distanca me kryesuesit është vetëm dy pikë. Dopieta e Sukajt dhe goli i Filit mjaftuan që të kuqtë të tregonin forcën e tyre në këtë përballje.

Pjesa e parë ka nisur furishëm për Partizanin që nuk humbet kohë duke u hedhur në sulm për të gjetur golin e avantazhit. Të besuarit e Agostinellit dominojnë totalisht 45 minutat e para duke krijuar një volum të madh loje, por i mungoi qartësia në sulm teksa manovrat e Sukajt dhe Torassës u bllokuan nga mbrojtja mike. Vllaznia ndërkohë dukej se ishte futur në fushë për t’u mbrojtur teksa tentonte me anë të kundërsulmit, por edhe mbrojtja e Partizanit është e saktë në mbulimet që bën. imageTë kuqtë administrojnë lojën duke mbajtur në kontroll topin, por sërish rastet e pastra mungojnë. Minutat kalojnë dhe shtohet nervozizmi tek të kuqtë, të cilët bëhen më të shpërqëndruar duke bërë gabime. Teksa Partizani sulmonte, në minutën e 35′ shkodranët do të kishin një rast të mirë shënimi, teksa Kalaja u shfaq i vetëm përballë portierit Hoxha, por ky i fundit bëri mrekullinë duke i mohuar golin. Me rrjeta të paprekura do të mbyllej kjo pjesë e parë, por me Partizanin dominues dhe kërkues.

Fraksioni i dytë i lojës nis sërish me Partizanin dominues që hidhet sërish i tëri në sulm për të gjetur golin aq shumë të dëshiruar. Vllaznia futet sërish në fushë për t’u mbrojtur duke rreshtuar shumë lojtarë në prapavijë. Të kuqtë ngulmojnë shumë dhe pas disa rasteve të njëpasnjëshme do të vinte edhe goli i avantazhit. Është një shkodran si Xhevahir Sukaj ai që do të ndëshkonte Vllazninë në minutën e 60′ pas një krosimi të futur në zonë nga Batha. “Bomberi” i të kuqve kërceu më shumë nga të gjithë me kokë duke goditur saktë dhe duke dërguar topin në rrjetë. 1-0 dhe ka entuziazëm në shkallët e stadiumit teksa të kuqtë çlirohen. Djemtë e Agostinellit marrin lojën totalisht në kontroll, teksa Sukaj do të sfumonte golin e dytë teksa në minutën e 64′ farë pranë portës godet me kokë por topi përpalset në traversë.

imageLoja do të mbetej e hapur deri në minutat e fundit, teksa në minutën e 87′ do të mbyllej praktikisht edhe ndeshja. Është i riu Realdo Fili që në zhvillimet e një goditje këndi do të godiste bukur me kokë brënda zonës dhe do të shënonte golin e dytë. 2-0, por nuk u mbyll me kaq, pasi do të kishte kohë edhe për një tjetër gol. Është sërish Xhevahir Sukaj i cili në minutën e 90′ do t’i dërgonte shifrat në 3-0. Sulmuesi shkodran shërbehet mirë në zonë dhe sërish me kokë godet bukur duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke i bërë që Partizani tashmë të jetë vetëm 2 pikë pas Skënderbeut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.