Partizani/ Zbulohet paga dhe “nofka” e Mark Iulianos

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/  Mark Iuliano është prezantuar dje në krye të stolit të Partizanit, një pozicion të cilin do ta mbajë për sezonin e ardhshëm. I pranishëm gjatë prezantimit ka qenë edhe presidenti Gazmend Demi që ka vlerësuar emrin e trajnerit si njeriu i duhur për të qenë në krye të stolit. Por, një nga arsyet përse Iuliano është në krye të të kuqve ka të bëjë edhe me pagesën e tij. Ai do të marrë një pagë mujore rreth 4 mijë euro në muaj dhe në këtë mënyrë ka fituar balotazhin me Kolomban i cili kërkonte rreth 6 mijë euro në muaj.

Por, në konferencën e zhvilluar dhe ka pasur edhe disa episode pikante. Presidenti Gazmend Demi, e ka quajtur Iulianon “Grande”, një emër që deri në këto momente e ka mbajtur ish-trajneri Starova që nuk ishte dje i pranishëm gjatë prezantimit të pasardhësit së tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.