Partizani zyrtarizon dy afrime të reja në skuadër

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ashtu siç pritej Partizani vazhdon të jetë ende aktiv në këtë merkato. Klubi i kuq ka bërë edhe dy goditje të tjera në merkato, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e portierit Blendi Vashaku dhe të mbrojtësit Harallamb Qaqi. Të dy lojtarët kanë hedhur firmën mbi kontratë, dhe tashmë do të jenë pjesë e Partizanit për sezonin e ri që sapo ka filluar.

imageTë dy si Qaqi ashtu edhe Vashaku kanë firmosur kontrata 1-vjeçare. Mbrojtësi i Kombëtares U21 është huazuar për një sezon nga ekipi i Veronës. Lojtari është shprehur se ndihet mjaft i lumtur që tani është pjesë e ekipit të Partizanit. Ndërsa portieri Vashaku sezoninne fundit ishte pjesë e Tomorrit të Beratit, teksa tashmë do të plotësojë treshen e portës sëbashku me Alban Hoxhën dhe Dash Xhikën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.