Partizani zyrtarizon listën për UEFA

0
SHPËRNDAJE

UEFA ka zyrtarizuar listën e lojtarëve të Partizanit, të cilët janë federuar për të luajtur në turin e parë kualifikues të Ligës së Europës. Më 29 qershor, në orën 17:00, të kuqtë kryeqytetas do të luajnë në “Selman Stermasi” kundër bullgarëve të Botev Plovdiv. Mes emrave figurojnë edhe dy blerjet e kësaj vere, Blerim Kotobelli dhe Gerhard Progni. Në repartin ofensiv figurojnë tre lojtarë, njëri prej të cilëve është “neë entry”. Fjala është për kamerunasin Moustapha Enok Djidjiëa, tek i cili shpresohet që të zëvendësojë denjësisht Kaleb Ekubanin, i cili në sezonin e fundit mbajti peshën kryesore në repartin ofensiv të Partizanit. Ende nuk dihen detaje të transferimit të sulmuesit në fjalë, pasi klubi nuk e ka prezantuar.

Ja lista e lojtarëve
Portierë:
Dashamir Xhika, Alban Hoxha, Fabio Gjonikaj
Mbrojtës:
Kristi Marku, Ersin Hakaj, Gezim Krasniqi, Renato Malota, Blerim Kotobelli, Labinot Ibrahimi, Arbnor Fejzullahu, Sodiq Atanda, Renaldo Kalari
Mesfushorë:
Realdo Fili, Idriz Batha, Jurgen Bardhi, Mentor Mazrekaj, Lorenc Trashi, Gerhard Progni, Emilian Vila, Lauren Ismailaj
Sulmues:
Ardit Jaupaj, Xhevahir Sukaj, Moustapha Enok Djidjiwa

S'KA KOMENTE

Comments are closed.