Partizanin e shqetëson Idriz Batha

0
SHPËRNDAJE

Partizani / Idriz Batha shqetëson Partizanin përpara ndeshjes me Vllazninë. Mesfushori vuan nga një problem në kaviljen e djathtë dhe është stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e grupit. Disa vrapime rreth fushës, pak ushtrime force dhe më pas përkujdesje për kaviljen, të cilën e ka mbajtur me akull. Batha është pikëpyetja e madhe e të kuqve, për trasfertën e së dielës në “Loro Boriçi”.

Një lëndim i vjetër, prej fillimit të sezonit kur në krye të stolit ishte Sormani. Mesfushori u dëmtua në ndeshjen e kthimit me Ferencvaros-in, (20 korrik 1-1) ndërsa problemi në kavilje e detyroi të luante vetëm si zëvendësues në dy sfidat me kampionët e Austrisë, Red Bull Salzburg në kualifikueset e Champions. Stafi mjekësor i klubit po punon me lojtarin, për të vlerësuar nëse do të jetë i mundur rikuperimi i tij. Megjithatë, vlerësimi përfundimtar nuk mund të vijë përpara së premtes.

Tjetër mungesë e të kuqve ishte ajo e sulmuesit Realdo Fili, i cili ka probleme në gju pas sfidës me Luftëtarin dhe po kryen analiza.

Megjithatë, mungesa e Idriz Bathës është ajo që peshon më tepër, me skuadrën që rrezikon të humbasë grintën në mesfushë, edhe sepse për sfidën me Vllazninë mungon edhe Ramadani i pezulluar, ashtu si mbrojtësi Kalari.

Te Partizani presin të mësojnë nëse Batha do të jetë në dispozicion të ekipit. Me qetësinë e kryesuesve dhe impenjimi e një skuadre që njëherë në vendin e parë, ka synim të qëndrojë aty deri në fund të garës. Titulli është mëse i mundur dhe sfida me Vllazninë shërben si një tjetër hap drejt festës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.