Partizanin nuk e tremb i “kuqi” (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

Partizani – Laçi 2-0

Shënues: Raçiç 8′, Vila 76′

Lojtarët gjatë takimit
Lojtarët gjatë takimit

Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Bicaj, Krasniqi, Kalari, Filipe, Batha, Trashi, Vila, Mazrekaj, Raçiç. Trajner: Andrea Agostinelli

Laçi: Vujadinovic, Doku, Buljan, Sheta, Çela, Musaj, Veliaj, Cektovic, Zefi, Malindi, Xhejms. Trajner: Stavri Nica

Racic duke festuar
Racic duke festuar

Superiorja/ Partizani nuk ka falur në ndeshjen e saj teksa ka mposhtur Laçin në “Qemal Stafa” me rezultatin 2-0. Tashmë të kuqtë kanë barazuar Skënderbeun në krye të renditjes në kuotën e 43′ pikëve duke rihapur sërish garën për titullin kampion. Një ndeshje mjaft e bukur ajo e zhvilluar në Tiranë e cila përfundoi me fitoren e Partizanit që e dominoi krejtësisht edhe pse për një pjesë të madhe luajti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të portierit Alban Hoxha pas një faulli të shkaktuar si lojtar i fundit. Ndeshja nisi menjëherë me gol teksa në minutën e 8′ për t’i bërë gjërat më të lehta për ekipin e Agostinellit. 1-0 dhe të kuqtë përgatisin rrugën e fitores së parë në vitin 2016. Skuadra e Laçit mundohet të reagojë por e ka mjaft të vështirë.

Partizani duke festuar golin e Vilës
Partizani duke festuar golin e Vilës


Me rezultatin 1-0 do të mbyllej edhe pjesa e parë e ndeshjes, teksa në pjesën e dytë gjërat u ndërlikuan shumë. Në minutën e 53′ Alban Hoxha shkakton një faull jashtë zone dhe ndëshkohet me karton të kuq. Gjërat vështirësohen vërtet shumë, por të kuqtë nuk stepen dhe vazhdojnë të luajnë në sulm.

Mentor Mazrekaj në aksion
Mentor Mazrekaj në aksion

Pas disa rasteve të Laçit, Partizani gjen edhe golin e dytë. Është Emiliano Vila që shënon në minutën e 76′ pas një topi të rekuperuar në mesfushën e Laçit. I ndodhur i vetëm përballë Vujadinovic, mesfushori nuk fal duke shënuar edhe golin e dytë e duke mbyllur ndeshjen. Me këtë sukses Partizani arrin vendin e parë që mbahet nga Skënderbeu me pikë të barabarta.

Golat e ndeshjes

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.