Parulla anti-shqiptare në Serbi

0
SHPËRNDAJE

imageRikthehen sërisht koret dhe parullat raciste kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Këtë rradhë ka ardhur sërisht nga Serbia, por protagonistë janë bërë disa tifozë Çekë, që kishin udhëtuar për të ndjekur nga afër ndeshjen e kthimit te Europa League mes Vojvodinës dhe Victoria Plzen.

Tifozët e ekipit mik në mes të takimit kanë shfaqur një banderolë ku shkruhej: “Kosova është Serbi”, veprim ky i cili është përshëndetur nga të pranishmit ne stadium të cilët e duartrokitën për këtë gjë. Kjo është diçka e patolerueshme dhe krejtësisht absurde. UEFA duhet të marrë masa për të ndaluar të tilla ngjarje, të cilat dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit dhe jo vetëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.