Pas Bregut ankohet edhe Liçaj për tifozët: Turp që hedhin poshtë djersën tonë!

0
SHPËRNDAJE

Fillimisht ishte Dejvi Bregu që u shfaq i pakënaqur me sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjes me Flamurtarin. Këtë herë është një tjetër vlonjat i bluzinjve, që përmes rrjetit social “Facebook”, shfaq indinjatën me një pjesë të tifozërisë gjirokastrite, që pas ndeshjes së fundit nuk i kurseu ofendimet ndaj lojtarëve.

“Kam përshtypjen që tifozë do të thotë të mbështesësh ekipin e zemrës në momente të vështira dhe t’i jepni kurajë ekipit, duke u bërë presion arbitrave me entuziazmin dhe frymën tuaj që mos të vijë të tallet me djersën tonë, pasi jemi një familje. Nuk e keni idenë sa mirë ndihemi kur na mbështesni. Është edhe merita juaj që ne jemi ekipi me futbollin më të bukur në Shqipëri. Është e lehtë të hedhësh baltë mbi presidencën, stafin teknik dhe ne lojtarët kur nuk ke luajtur ndonjëherë futboll. Nuk dua të ofendoj njeri, por mosmirënjohja është virtyti më i poshtër që mund të ketë njerëzimi. Të gjithë ata që na flasin në rrugë dhe më pas na shajnë nga gratë dhe motrat është një turp i madh. Nuk mund të hidhni poshtë djersën e këtyre çunave të mrekullueshëm, stafit teknik dhe
investimet që ka bërë presidenca”, shkruante titullari i Luftëtarit, i cili po bën një sezon të shkëlqyer me fanellën bluzi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.