Pas Flamurtarit, u hiqen pikë të tjera ekipeve shqiptare

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë/ Pas dënimit që iu bë Flamurtarit në Kategorinë Superiore nga FIFA ku iu zbritën 3 pikë nga renditja për shkak të borxheve ndaj ish lojtarëve, tashmë ka ardhur radha edhe e dy ekipeve të Kategorisë së Parë. Bëhet fjalë për Kastriotin dhe Dinamon të cilat tashmë janë njohur me vendimin e instuticionit më të lartë të futbollit botëror që do t’i hiqen 3 pikë nga renditja në kampionatet ku ato bëjnë pjesë. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe FSHF në uebin e saj zyrtar teksa ka publikuar renditjen me ndryshimet e reja që kanë ndodhur. Kastrioti-IliriaGjithashtu edhe sipas asaj që raporton “Sport Ekspres” tashmë skuadra e Kastriorit zbret në vendin e tretë në renditje në kuotën e 27 pikëve duke i lënë vendin e parë Besëlidhjes së Lezhës me 29 pikë, por gjithashtu është lënë pas edhe nga Korabi që ngjitet në vendin e dytë me 28 pikë. Gjithashtu këtë fat e ka vuajtur edhe skuadra e Dinamos e cila ndodhet në një moment të vështirë financiar. Edhe bluve dinamovitë iu janë hequr 3 pikë duke e zhytur këtë skuadër akoma më shumë drejt krizës, pasi tashmë e ka futur sërish në luftën për mbijetesë këtë skuadër. Duket se të gjitha klubet që tashmë kanë borxhe të pashlyera ndaj ish lojtarëve do të përballen me heqjen e pikëve në renditje.

Faksimile e renditjes së Kategorisë së Parë, Grupi A
Faksimile e renditjes së Kategorisë së Parë, Grupi A
Faksimile e Kategorisë së Parë, Grupi B
Faksimile e Kategorisë së Parë, Grupi B

S'KA KOMENTE

Comments are closed.