Pas ikjes së Di Marias, ëndrra e Man.United mbetet riikthimi i CR7

0
SHPËRNDAJE
Loading...

rodiRikthiimi i Cristiano Ronaldos te Manchester Juniated është një nga ato ëndrrat që vazhdon të përkëdhelet nga anglezët. Sidomos tani që po shesin edhe Di Marian. Gjashtë vite pas largimit për te Reali i Madridit, për shifrat e 94 milionë eurove, ëndrra për rikthimin e portugezit te “Djajtë e Kuq” vazhdon të jetë gjallë Për momentin janë ende zëra, por që ndoshta me kalimin e kohës mund të fillojnë të bëhen konkrete.
E gjitha vjen nga situatat që po kalon portugezi te Reali i Madridit. 30-vjecari e kishte deklaruar hapur simpatinë e tij për, tashmë ish-teknikun e “Los Blancos” Carlo Ancelottin dhe shkarkimi i tij i trazoi shumë marrëdhëniet e portugezit me drejtuesit klubit. Kurse raporti me teknikun e ri Rafa Benitez duket e vështirë. Ish-tekniku i Napolit thuhet të ketë në plan për ta aktivizuar si qendërsulmues, në një kohë kur roli i preferuar i Ronaldos dihet që është në krah të sulmit. Këto argumente sikurse edhe videoja e bërë publike ditët e fundit, ku portugezi shfryhet ndaj Benitezit, se i anuloi një gol në një ndeshje stërvitore, kanë rritur akoma më shumë bazat për të spekuluar për një rikthim të Cr7 në “Old Traford”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.