Pas Laçit edhe Luftëtari me trajner të ri

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Laçi ishte ekipi i parë që ndryshoi trajner, ose më saktë i mbeti vakant kreu i pankinës, pasi durrsaku Stavri Nica u largua me humbjen e pësuar në Kukës.

Në vend të tij erdhi Mezani, ndërkohë që ndryshimi i dytë ka ardhur në Gjirokastër. Nga fillimi i sezonit kishte ardhur dyshja Daniel Fernandez – Luis Kurbelo.

I pari iku pas ndeshjes së humbur me Kamzën, ndërsa tjetri tashmë e ka mbyllur me disfatën që Luftëtari pësoi në kryeqytet me Partizanin. Në vend të tij është emëruar Hasan Lika dhe pritet të bëhet prezantimi i tij.

Lika do debutojë në krye të Luftëtarit ndaj ish-skuadrës së tij, Kukësit, që ka qenë edhe ekipi që ka drejtuar për herë të fundit.

Hasan Lika

S'KA KOMENTE

Comments are closed.