Pas largimit nga Shqipëria, De Biazi mund të stërvisë klubin grek

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Këto ditë, emri i trajnerit të Shqipërisë është propozuar te PAOK-u i Ergys Kaçes, sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, por klubi i Selanikut, që po kërkon për një “timonier” në stol, e ka mendjen te Prodom. Megjithatë, profili i De Biazit mund të jetë interesant.

Ndërkohë, sipas ekspertit të merkatos së Itali, Alfredo Pedula, Xhani de Biazi është në kontakte të vazhdueshme me Tianzhin Teda, edhe pse jemi vetëm në sondazhe dhe asgjë konkrete. Skuadra në fjalë më parë është drejtuar edhe nga Ari Han dhe Josip Kuzhe.

Sakaq, De Biazi pret që të zgjedhë çështjen financiare dhe të transferohet në Kinë, destinacion që përmendi edhe disa herë ditën e djeshme në konferencë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.